Site icon Telegrafi

PDK: E papranueshme rezoluta e propozuar për KQZ-në, presidenti sa më parë t’i emëroj anëtarët e këtij institucioni

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të këtij subjekti, ka thënë se PDK është pro emërimit sa të shpejtë të anëtarëve të KQZ-së.

“Ne si Grup Parlamentar jemi që ky institucion i rëndësishëm i vendit tonë, të jetë sa më shpejt funksional. Ne jemi pro emërimit sa më parë të anëtarëve të KQZ-së”, ka thënë Reçica.

Ai ka shtuar se si Grup Parlamentar vlerësojnë se kjo seancë dhe rezoluta janë ndërhyrje direket në përgjegjësit e Presidentit që janë të përcaktuara me Kushtetutë.

“Ne si Grup Parlamentar jemi dëmtuar më së shumti nga kjo gjendje, pasi që një deputet i joni është ende një pritje për t;u zëvendësuar dhe kjo e dini se sa e rëndësishme është një deputet më shumë. Çdo vonesë në emërimin e këtyre anëtarëve, është e dëmshme për këtë institucion”, tha Reçica.

Reçica shtoi se seanca është e panevojshme dhe është e papranueshme rezoluta e propozuar, si dhe e papranueshme ndërhyrja në punën e Presidentit.

Ai ka shtuar se si PDK kërkojnë nga Presidenti, Hashim Thaçi që sa më parë t’i emëroi anëtarët e KQZ-së. /Telegrafi/

Exit mobile version