Telegrafi

PDK e LDK, “në luftë” për pozitën e Auditorit të Përgjithshëm

Lufta mes partive politike në pushtet, për të vënë njerëzit e tyre në pozitën e Auditorit të Përgjithshëm, si dhe dilemat rreth mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve potencialë përmes konkursit të hapur nga presidentja.

Bazuar në një dekret të saj, sipas deputetit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, e ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tërë procesit.

Sipas kryetarit të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike në Kuvend, Besnik Bislimi, lufta e madhe po bëhet mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.

“Janë përmendur nga shumë drejtime synimet e dy subjekteve politike të pozitës për të mbajtur nën kontroll pozicionin e Auditorit të Përgjithshëm, dhe natyrisht mund të kuptoj arsyet që i shtyjnë këto subjekte për të vepruar kështu”, tha Bislimi. /Telegrafi/