Site icon Telegrafi

PDK e LDK kundër formimit të Komisionit Hetimor për RTK-në

Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në Grupin Hetimor për RTK-në.

Shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti, ka dhënë arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, duke thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë ndikim në mediumin publik.

“Jemi dakord që përmes IBU-së të mos kemi ndikim në mediumin publik. Unë i ftoj deputetët që të shfrytëzojnë punën e tyre nëpër komisione, ngase nuk mund të kemi ndonjë rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK-së”, tha Pajaziti.

I njëjtë është edhe qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çështje.

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar se organet kompetente mund të bëjë punën e hetimit ndaj RTK-së, dhe sipas tij nuk ka arsye për formimin e Komisionit Hetimor.

“Mund të debatojmë dhe ta japim vërejtje, por jo pjesë e hetimeve”, tha Beqiri. /kp/

Exit mobile version