Telegrafi

PDK e LDK bashkohen në varrimin e Bajram Rexhepit (Foto)

Në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës ka filluar ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Në ceremoni po marrin pjesë qytetarë të shumtë nga të gjitha partitë politike.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa nën patronatin e të cilit edhe u mbajt e gjithë ceremonia e varrimit dhe homazhet ka shkuar së bashku me të gjithë ministrat e tij në detyrë.

Po ashtu në varrim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe figura tjera të jetës politike dhe publike.

Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë në moshën 63 vjeçare ndërsa presidenti Thaçi ditën e martë e ka shpallur ditë zie./KP/