Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Vushtrrisë.
Lutfi Bilalli nga AAK me këtë marrëveshje po i del në ndihmë Ferit Idrizit të PDK-së në garën kundër Xhafer Tahirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Idirizi tregoi se koalicionit do t’i bashkëngjiten edhe partitë të tjera si Lëvizja për Bashkim e Partia e Drejtësisë.
Ai shtoi se janë në bisedime edhe me Aleancën Kosova e Re.