Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Prishtinë, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se Ahmeti “në mënyrë të kundërligjshme kanë dhënë në shfrytëzim pronën e paluajtshme të Komunës së Prishtinës”.
“Ahmeti ka abuzuar edhe me cerdhet e fëmijëve. Kanë lidhur kontrata me organizata joqeveritare pa i përfillur procedurat e parapara me ligj”, ka thënë Cakolli.
Avokati Skënder Musa tregon se kanë ngritur kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Çështje Pronësore të cilat, sipas tij, kanë dhënë pronë komunale në shfrytëzim, pa shpallje publike. /Telegrafi/