Site icon Telegrafi

PDK do ta ndryshojë një nen të Statutit të partisë (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore, e cila do fillojë së shpejti, ka vendosur ta ndryshojë edhe statutin e partisë.

Në një dokument të siguruar nga KosovaPress, thuhet se Komisioni për Statutin propozon vendimin për Amendamentimin e Statutit, konkretisht nenit 73.

“Neni 73- Amendamenti i Statutit, mund të bëhet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me 2/3 e votave, ndryshohet me Neni 73-Amendamenti i Statutit mund të bëhet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me 2/3 e votave të saj ose në mes të dy konventave nga Këshilli drejtues me 2/3 e votës”, thuhet në vendim.


Ky vendim në fuqi hyn ditën e nënshkrimit. Ndryshe, në këtë Konventë, deri në këto momente, kandidati i vetëm për postin e kryetarit të kësaj partie, është Kadri Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version