Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është paraqitur para gazetarëve së bashku me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.
Gjatë kësaj paraqitje ata kanë nënshkruar një marrëveshje të koalicionit.
Në fjalë e tij, Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje me anë të së cilës merren përgjegjësitë për vendin dhe me anë të së cilës synohet që të shkohet përpara.
“Duke falënderuar edhe partnerin e koalicionit si dhe të gjithë partnerët tjerë, thërras çdo qytetar, çdo parti politike t’i bashkëngjitet vizionit të PDK për një Kosovë të zhvilluar, moderne, perëndimore”, ka thënë ndër tjerash Veseli. /Telegrafi/