Site icon Telegrafi

PDK dënon djegien e veturave zyrtare në Gjilan, Ferizaj e Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës dënon djegien e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Sipas PDK-së, djegia e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan Ferizaj dhe Mitrovicë janë veprime kriminale, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre, të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e pasurisë private dhe publike, që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë.

“Këto akte kriminale janë përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet përkatëse përgjegjëse të Kosovës të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë. Këto metoda antidemokratike dhe anarkiste nuk i shërbejnë proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.
Kosova është shtet demokratik dhe ligjor dhe vetëm nëpërmjet proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version