Site icon Telegrafi

PDK: Demostratat e 68’ës shënuan një moment të lavdishëm në historinë e Republikës së Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar përvjetorin e demonstratave të 68’ës kundër dhunës dhe politikës shtypëse jugosllave ndaj shqiptarëve duke afirmuar vendosmërinë e popullit shqiptar për të kërkuar të drejtat e tij.

Në një postim në faqen e kësaj partie në Facebook, thuhet se me këto demonstrata u artikuluan për herë të parë kërkesat për Kosovën republikë, për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtar dhe për krijimin e universitetit të Prishtinës.

“Demonstratat e vitit 1968, vit që përkonte edhe me 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Skënderbeut, përbënë një moment të lavdishëm në historinë tonë pasi ringritën vetëdijën kombëtare, ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare dhe detyruan pushtetin që të përmbushte një pjesë të kërkesave të popullit shqiptar. Respekt e mirënjohje për atë brez të rinjsh të cilët organizuan ato demonstrata pa u trembur nga terrori policor.”, thuhet në postimin e PDK-së.

Exit mobile version