Pas një viti bllokim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë ka emëruar anëtarët e rinj të këtij komisioni.
Por ai ka vendosur t’i lë pa përfaqësues në KQZ, Nismën, Partinë Socialdemokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas këtij vendimi, që të tre kryetarët e grupeve parlamentare të mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, sot kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit, sipas tyre, Thaçi ka shkelur të drejtat e tyre si grupe parlamentare.
Rreth veprimit të PSD-së, Nismës dhe AAK-së, është deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Për Telegrafin, ai tha se kanë të drejtë ta bëjnë këtë veprim, dhe që shpreson që Gjykata të qartësojë të gjithë çështjen e emërimve në KQZ.
“Është e drejtë e tyre dhe shpresoj se Gjykata Kushtetuese do ta qartësojë për të gjithë çështjen e emërimeve në KQZ”, ka thënë Memli Krasniqi për Telegrafin.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me presidencën, mirëpo këta të fundit janë përgjigjur rreth veprimit të PSD-së, AAK-së, dhe Nismës.
Ndryshe, anëtarët e rinj të KQZ-së janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq. /Telegrafi/