Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke thënë se dënimi i tashëm i Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët është po aq i pabazuar dhe besojnë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e tij.
Lexoni të plotë deklaratën e PDK-së
“Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur.
Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë”. /Telegrafi/