Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për kandidatin që do të garojë për kryetar të Komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka qëndruar gjatë ditës në Prizren kur edhe është vendosur emri i kandidatit me të cilin kjo parti do të synoj edhe një mandat katër vjeçar në këtë qytet.
Burime të gazetës Express thonë se Shaqir Totaj ka marrë besimin e partisë për t’i prirë listës së kësaj partie për udhëheqje në Prizren në zgjedhjet e 22 tetorit.
Zyrtarizimi i Totajt pritet të bëhet nesër, kur edhe përfundon afati që partitë kanë zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash.
Partia Demokratike e Kosovës, nga viti 2007, ka qeverisur me Prizrenin.
Për tre mandate, Ramadan Muja, është ishte kryetar komune.