Site icon Telegrafi

PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është bërë anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, memli Krasniqi përmes një postimit të tij në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, anëtarësimi në ALDE është një hap i madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane dhe ri konfirmimit të njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti.

“Pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit, me shumë takime dhe lobime, sot, në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane. ALDE është grupacioni më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/  

Exit mobile version