Panelistët në “Debat Plus” kanë diskutuar për një bashkim të mundshëm në një listë zgjedhore të PDK-së dhe NISMA-s.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se NISMA duhet të shkojë në një listë me PDK-në.
“PDK në këtë fazë zgjedhore e ka një potencial të mobilizimit të votës edhe për shkak të procesit që po zhvillohet në Hagë”.
Albert Krasniqi thotë se PDK do të tentojë që NISMA të futet në listën e saj pa u përmendur emri i NISMA-s .
“Partitë e vogla gjithmonë kanë përfituar nga partitë e mëdha. Kësaj radhe partitë e mëdha duan që ta pengojnë fuqizimin e partive të vogla. PDK e konsideron NISMA-n si parti që ka dalë nga ajo”.
Dardan Gashi ka thënë se nuk ka fare rëndësi nëse NISMA kandidon në listën e PDK-së dhe i merr dy deputetë.
“Fuqia e partisë [NISMA] mbetet e njëjta dhe nëse ata kanë garuar në zgjedhje në emër të PDK-së”
Arton Demhasaj nga ana tjetër thotë se është e rëndësishme sa kandidatë do të këtë NISMA nëse kandidon në listën zgjedhore të PDK-së.
“Kur negocion si një parti në koalicion qet kushte dhe kërkon numër të caktuar të vendeve. Shembull Nisma mund të kërkojë 20 vende në koalicion me PDK-në. Nuk është e njëjtë në rastin tjetër pasi PDK mund t’i thotë NISMA-s I ke vetëm 10 vende ose garo e vetme në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/