Site icon Telegrafi

PDK me aksion simbolik në seancën solemne të Kuvendit, vendosin flamurin e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në sallën ku u mbajt seanca solemne, PDK sërish është kujdesur që të bëjë një aksion simbolik.

Me të hyrë në sallë kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi- Dragusha kanë vendosur flamurin e UÇK-së afër atij të Kosovës.

PDK edhe në seancat e mëparshme kryeministrit Kurti i kishin vendosur flamurin kuq e zi, e në seancën e fundit i vendosën prapa ulëses së Osmanit fotografinë e presidentit Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version