Në një konferencë për media të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë, është thënë se kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, e ka shkatërruar arsimin në Mitrovicë.
Fajtor sipas PDK-së është edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i PDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, tha se viti 2014 ishte fillimi i shkatërrimit masiv të arsimit fillor e të mesëm në Mitrovicë.
“Ky shkatërrim ka ndodhur me skenar të Agim Bahtirit dhe Sadri Feratit, duke punësuar familjarë dhe militantë të partive të tyre”.
Gjithashtu Haxha deklaroi se Bahtiri ka gënjyer kur ka thënë se gjendja në veri është stabilizuar.
“Ne veri janë edhe mbi 400 banesa të uzurpuara”, ka përfunduar Haxha.