Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.
Sipas KQZ-së PDK në Kuvendin Komunal të Drenasit do t’i ketë 14 ulëse.
Demokratët për Drenasin kanë zënë tetë ulëse, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pesë.
Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka siguruar dy asamblistë, Aleanca për Ardhmërinë dhe Lidhja Demokratike kanë zënë vetëm nga një vend në Kuvendin Komunal.
Ndërkaq, në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci do të përballet në balotazh me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin.