Telegrafi

PDIU kërkon rinumërim të votave në gjithë Tiranën

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e të gjitha votave të Qarkut të Tiranës.

Kërkesën e saj, partia e Shpëtim Idrizit e bëri pas rinumërimit të disa kutive në KQZ, që sipas PDIU-së provojnë që ka parregullsi në numërim.

“Duke parë që u provua ajo që ne kërkonim, që ka parregullsi në këto qendra, kërkojmë që të rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

KQZ reagoi duke deklaruar se kjo kërkesë do të diskutohet pas përfundimit të rinumërimit të 64 kutive.