Nënkryetari i komisionit të sigurisë kombëtare, Flamur Noka do të dorëzojë sot në Kuvend një kërkesë për më shumë informacion dhe transparencë nga kryeministri Rama për iranianët e MEK.
Në argumentimin e kërkesës së tij, Noka kërkon që Rama të sqarojë masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë.
“Kjo është një çështje me rëndësi në fushën e sigurisë kombëtare. Kërkojmë numrin e saktë të iranianëve që kanë ardhur dhe afatet kohore”, ka deklaruar Noka. /Telegrafi/