Telegrafi

PD: Qytetarët bojkotuan opozitën

“Përshëndes qytetarët e Tiranës, Krujës, Kavajës dhe Durrësit, që bëjnë 1 milionë e 200 mijë banorë, të cilët i dhanë përgjigjen e merituar me bojkotin e tyre kryepuçistit Rama. Qytetarët e Tiranës, Krujës, Kavajës dhe Durrësit bojkotuan protestën e kryepuçistit, që më 21 janar rrethoi për 5 orë ndërtesën e kryeministrisë, me mercenarë dhe kriminelë”, tha Bumçi.

Ai shtoi se qytetarët e këtyre qyteteve i dërguan një mesazh të qartë bllokmenëve. “Qytetarët e Tiranës, Kavajës, Krujës dhe Durrësit sot bojkotuan bllokmenët, që vërtetuan në sytë e gjithë botës se janë të gatshëm të djegin vendin vetëm për të marrë pushtetin. Mazhoranca përshëndet qytetarët dhe i garanton ata se askush nuk do t’ua shkelë të drejtat”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike. /Telegrafi/