Site icon Telegrafi

PD: Qeveria të mos ndërhyjë në hetimin e Shullazit

Partia Demokratike (PD) e quan Emiljano Shullazin “ortak” “partner” dhe “mik” të Edi Ramës. Deputeti Arben Ristani, tha se PD-ja i bën thirrje Qeverisë të mos ndërhyjë në hetimet e prokurorisë dhe SHBA të monitorojë procesin.

PD-ja akuzon kryeministrin dhe ministrin Tahiri e kanë pasur dijeni për aktivitetin kriminal të Shullazit . Madje biznesmenët janë ankuar tek kryeministri për gjobëvënien, por kanë gjetur shpërfilljen, ortakun e Shullazit.

“Nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët. Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij”, theksoi Ristani.

Makinat e tij, ai tha se nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit.

“Përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin. Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit”. /Telegrafi/

Exit mobile version