Telegrafi

PD pro termocentralit

Përmes një komunikate për opinion Partia e Drejtësisë kërkon që gjatë procesit të vendim-marrjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, si minimum, të sigurohet:

Respektimi i standardeve më të larta ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit duke e bërë ndërtimin gradual të kapaciteteve të planifikuara energjetike në pajtim me sugjerimet e ekspertëve;

Ruajtja maksimale e fondit të ujit për qytetarët dhe sektorin e bujqësisë;

Së paku 51 % e pronësisë së shtetit të Kosovës në termoelektranën e re, duke siguruar përfitimin maksimal ekonomik nga resursi kryesor natyror i vendit, si dhe pamundësimin e monopolit në sektorin e energjetikës nga ana e investitorit të huaj.