Partia Demokratike (PD), do ta prezantoj sot propozimin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD-ja, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.
Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.
Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderët, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes. /Telegrafi/