Site icon Telegrafi

PD mirëpret propozimin e Ilir Metës

 

Partia Demokratike e ka vlerësuar propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakorduan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës, njofton PD.

“Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median. Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias”, thuhet në njoftimin e PD-së.

PD ka theksuar se shqiptaret nuk meritojnë provokime të ulëta dhe as lojëra politike me reformën në drejtësi, ndaj ka ftuar mazhorancën të ulen së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë.

Exit mobile version