Site icon Telegrafi

PD miraton djegien e mandateve të deputetëve

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike (PD) ka miratuar me unanimitet djegien e mandatit për deputetët e kësaj partie. Vendimi u përcoll nga duartrokitje të forta nga anëtarët.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha, doli nga selia e Partisë Demokratike duke thënë se ”përmes këtij vendimi të paprecedent, ne synojmë të çojmë deri në fund vlerat evropiane”.

“Ne do të hapim derën që na çon drejt Evropës. Ajo derë do të hapet vetëm me zgjedhje të drejta”, tha Basha.

Ai i ka ftuar të gjithë në protestën e së enjtes.

Dokumenti i dorëheqjes nga funksioni i deputetëve të PD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version