Site icon Telegrafi

PD mbledh grupin parlamentar, urdhër të mos mungojë asnjë

Partia Demokratike (PD) do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 18:30 të pasdites së sotme në selinë blu.

Kjo mbledhje vjen pas kritikave që tre deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami bënë ndaj Kryetarit Basha për mos mbledhjen e strukturave të partisë.

Bregu e Selami u shprehën dje publikisht kundër idesë për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit nga ana e Partisë Demokratike.

Deputetët janë njoftuar që të jenë të pranishëm gjatë kësaj mbledhjeje, që me shumë gjasa pritet të shoqërohet me debate nga ata që njihen si kundërshtarë të kryetarit Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version