Site icon Telegrafi

PD-ja përfundon bojkotin 10 ditor

Burime nga PD-ja bënë me dije pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së grupit parlamentar se deputetët do ti kthehen punës në Komisionet parlamentare dhe në seancën plenare.

Ka përfunduar kështu bojkoti 10 ditor i Partisë Demokratike në Kuvend, ku opozita bojkotoi parlamentin në shenjë solidariteti me ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë nga seancat plenare pas deklaratës së tij në Parlament për armatosje të popullsisë. /Telegrafi/

Exit mobile version