Partia Demokratike (PD) dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për drejtorin e Policisë Bashkiake dhe drejtorin e policisë së Tiranës. Kallëzimi penal sipas burimeve nga PD ka të bëjë me dhunën e ushtruar në protestën e djeshme.
Paditë janë dorëzuar në prokurori nga deputetët Arben Ristani dhe Ivi Kaso. Gjatë protestës së djeshme tek parku i Liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojërave, projekt i bashkisë së Tiranës pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD-së
Ndërkaq, policia e Tiranës në njoftimin zyrtar dje mbi protestën e PD tek parku zyrtarizoi arrestimin e 13 personave mes të cilëve dhe kryetari i PD-së dega nr 5 në Tiranë, Ndriçim Babasi. Sipas policisë, veç mbështetësve dhe 9 deputetë të Partisë Demokratike u përfshinë në veprime të dhunshme
Deputeti demokrat Gent Strazimiri pritet të përballet me një procedim administrativ por jo ndjekje penale në lidhje me armën e përfituar për shkak të detyrës. Burime policore thanë se procedimi do nisë pasi Strazimiri nuk iu përgjigj në kohë thirrjes për të dorëzuar armën brenda datës 25 mars. /Telegrafi/