Site icon Telegrafi

PD ishte kundër dorëheqjes së Aganit, nuk dihet kush do të emërohet në vendin e tij

Nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, njëkohësisht deputetes së kësaj partie, Labinotë Ademi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pas dorëheqjes së Ferid Aganit nga posti i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në parti ende nuk është diskutuar se kush do ta zëvendësojë atë.

“Dorëheqja, sapo ka ndodhur e ne ende nuk e kemi diskutuar. Partia jonë ka njerëz mjaftë kredibilë që mund të udhëheq këtë detyrë”, ka thënë Demi.

Ajo ka bërë të ditur se nuk ka pretendime për të qenë në pozitën e Aganit, dhe se është rehat në pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Dorëheqja e Aganit erdhi dy ditë pasi Prokuroria ngriti një akuzë me të cilin ai akuzohet që ka dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro në kohën sa ishte Ministër i Shëndetësisë.

Ademi ka thënë se ajo si nënkryetare e PD-së ka preferuar që Agani të mos e paraqiste dorëheqjen..

“Por, ministri ka qenë vet anëtari i Qeverisë, është njohës i çështjeve ligjore edhe ka ardhur në këtë përfundim”, ka thënë ajo duke shtuar se shembullin e tij duhet ta ndjekin të gjithë që janë të akuzuar.

Exit mobile version