Partia Demokratike (PD) ka dorëzuar sot kërkesën për të protestuar ditën e shtunë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Kërkesa është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
E veçanta e kësaj kërkesë është se në të nuk është shkruar se sa do të zgjasë tubimi i Partisë Demokratike.
Demokratët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen të shtunën e 26 majit, në atë që e quajnë përballje me shtetin e kriminalizuar. /Telegrafi/