Site icon Telegrafi

PD: 13 qytetarë janë helmuar dhe plagosur para parlamentit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia vizitoi në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në bisedë, sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në një Qendër Tregtare.

Sipas selisë blu,  në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma.

Deputeti Bardh Spahia thotë se nga protesta e kësaj të mërkurë, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

Exit mobile version