Telegrafi

PCIe 3.0 në paketimin micro ATX

Pllaka është e dizajnuar për procesorët LGA1155 (me përkrahje për Ivy Bridge) dhe vjen me çipsetin Z68 dhe konektorët PCI Express 3.0, si dhe disa modele tjerë të Asus të paraqitur kohë më parë.

Të përkrahur janë teknologjitë SLI, CrossFireX dhe Virtu multi-GPU, e të pranishme janë edhe disa teknologji të Asusit të adaptuar për ata që bëjnë overclock. Aty janë edhe dy konektorë SATA 6 Gbps (katër SATA 3 Gbps), katër USB 3.0, Etherneti gigabitësh, zëri i integruar X-Fi, UEFI BIOS dhe katër sllota DDR3-2200 për memorien. Çmimi dhe data e paraqitjes në shitore ende nuk janë të ditur. /Telegrafi/