Telegrafi

pcAnywhere i sigurt

Në të vërtetë, Symantec ftoi shfrytëzuesit që të mos e përdorin pcAnywhere pasi që është konstatuar se është vjedhur kodi burimor i softuerit. Por kompania tani pohon se është e sigurt që të vazhdohet me përdorimin e versionit më të fundit të pcAnywhere, me shënimin numerik 12.5, me kusht që të keni aplikuar arnën më të fundit të sigurisë, të publikuar me 23 janar.

Symantec gjithashtu ofron të gjithë shfrytëzuesve përditësimin pa pagesë në versionin 12.5, por gjithashtu theksojnë edhe se shfrytëzuesit e versioneve 12.0 dhe 12.1 janë të sigurt nëse kanë instaluar përditësimet më të fundit të sigurisë. /Telegrafi/