Telegrafi

PC tableta Creative ZiiO 7” me Android 2.2

Përdoruesit aktualë të PC tabletës do të mund të pranojnë përditësimin e sistemit operativ pa pagesë përmes faqes Creative nga 25 marsi.

Krahas kësaj, duhet përmendur se njësitë e reja të këtij kompjuteri tabletë me version të instaluar të OS Android 2.2, janë paraqitur në treg para disa ditësh, ndërsa PC tableta Creative ZiiO 10” pritet të jetë në treg gjatë muajit prill, po ashtu me sistemin operativ Android 2.2.

Përdoruesit me versionin e ri fitojnë disa avancime të rëndësishme në çështjen e karakteristikave, si edhe një shkallë më të lartë të fleksibilitetit. /Telegrafi/