Telegrafi

PC sa nje USB disk

Cotton Candy, i kompanisë FXI, mund të punoj me Ubuntu ose Android, ndërsa ka procesorin dybërthamësh ARM Cortex-A9 në 1.2 Ghz, ka një 1 GB të memories RAM dhe portet HDMI, USB dhe MicroUSB.

Peshon krejtësisht 21 gram, e mund të lidhet me cilindo ekran.

Arkitektura e tij unike, thonë prodhuesi, ia mundëson këtij kompjuteri që të jetë shtesë ideale për smartphone, tablet, notebook, ose ndonjë set top boxi ose ndonjë konsole.

Përkrah Wi-Finë dhe Bluetoothin, e sistemet e përkrahura operative, pra Ubuntu dhe Android janë në versionet Gingerbread dhe ICS.

Më shumë rreth këtij mini kompjuteri mund të lexoni në faqen zyrtare të produktit. /Telegrafi/