Shkalla e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2019 është 3.4 përqind, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikave.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019, rritja më e lartë është regjistruar në sektorët E, ZH dhe Z – Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, Transporti dhe Magazinimi, Objekte të akomodimit dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 8.1 përqind, GJ – Ndërtimtari prej 6.7 përqind dhe C – Informacione dhe komunikim për 5.7 përqind.
Konsumi përfundimtar shtëpiak, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurësit që u shërbejnë familjeve, u rrit me 3.5 përqind në terma nominalë në tremujorin e katërt të 2019, ndërsa pjesëmarrja e tyre në PBV është 62.9 përqind./Telegrafi/