Telegrafi

Pazzini: Milani duhet të vazhdojë kështu

“Ne kemi pasur start të keq dhe morali ishte i ulët teksa rezultatet nuk vinin as se si”.

“Nuk ishte situatë e lehtë pasi shumë kampionë u larguan nga klubi. Ne jemi rikthyer tani dhe kemi fituar besimin. Gjëja e rëndësishme është se duhet të vazhdojmë kështu”.

“Titulli? Ne jemi larg majës së tabelës dhe është e vështirë që të ndiqni rivalët, pasi nuk guxoni të bëni lëshime. Ne kemi filluar keq dhe ne do të duhet të bëjmë më të mirën për t’u ngjitur sërish në tabelë”, ka deklaruar Pazzini. /Telegrafi/