Site icon Telegrafi

Pazarxhinjtë kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tregje të gjelbra (Video)

Pazarxhinjtë kanë filluar me grumbullimin e firmave përmes të cilave do të kërkojnë nga deputetët që të tërheqin propozim ligjin për tregjet e gjelbra.

Në intervistë për televizionin “Alsat-M”, përfaqësuesja e pazarxhinjëve, Maja Stojanovska tha se pazarxhinjtë mbeten në qëndrimin e tyre, dhe se kërkojnë shfuqizimin e ligjit ekzistues, si dhe ligji i ri të përgatitet në konsultime me ata.

Ajo u bëri thirrje të gjitha tregjeve që të ndjekin shembullin e tyre dhe të gjithë qytetarët ta vizitojnë tregun dhe tu japin mbështetje atyre.

“Kërkojmë nga politikanët që të kenë mirëkuptim për kërkesat e tona dhe t’i vizitojnë tregjet për t’u njohur nga afër me kushtet në të cilat punojnë pazarxhinjtë”, tha Maja Stojanovska, përfaqësuese e pazarxhinjve.

Ndryshe, me Ligjin e ri për tregjet e gjelbra i cili hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti, tregtarët duhet të posedojnë licenca për të poseduar tezga në Tregun e Gjelbër në Shkup./Alsat-M/Telegrafi/

Exit mobile version