Shitja e notave dhe diplomave në Universitetet tona, qoftë atë publik apo në ato private, tashmë është një realitet për të cilën flitet hapur.
Gjithashtu, dihet botërisht se punimet e diplomave porositen dhe blihen nga individë të caktuar që merren vetëm me këtë biznes. Por, ato mumnd të blihen edhe në tregjet tona.
Këtë të diel një lexues i ka dërguar Telegrafit foto të punimeve të diplomike të ekspozuara për shitje në tregun e veturave në Prishtinë.
Në grumbullin e librave, që kishte nxjerr për shitje një qytetar, kishte edhe punime diplome të Univeristetit të Prishtinës. /Telegrafi/