Telegrafi

PayPass Wallet nga Mastercard

PayPass Wallet Services ia jap kompanive të pavarura mundësinë e krijimit të sistemeve të veta të pagesave nën emër të vetin. Për përdorimin e PayPass Wallet shfrytëzuesit duhet të japin të dhënat rreth kartelave të cilat dëshirojnë të përdorin përmes këtij sistemi, në tërësi deri në 25 kartela të cilat nuk është e domosdoshme të jenë të lëshuara nga ana e MasterCard, dhe adresën e dorëzimit të mallit. Kur blejnë online ose përmes pajisjes mobile, zgjedhin kartelën nga e cila do të bëhet pagesa, dhe japin adresën për dorëzim në mesin e adresave të ofruara.

Te blerja përmes Internetit ose përmes telefonit, mjafton të futet vetëm një shifër, sikur dhe tek PayPall, e pastaj zgjedhin kartelën konkrete e cila do të ngarkohet për transaksionin.

Sipas Gartnerit, përparësi e këtij sistemi në krahasim me ata të PayPall, Google dhe të tjerë është qasja e hapur ndaj platformave tjera dhe kompanive të cilat mund ta përdorin. Bankat dhe partnerët tjerë, nga ana tjetër, mund ta përdorin në dy mënyra – përmes përdorimit të shërbimit të Mastercard që bart emrin e tyre, ose përmes përdorimit të PayPass API-së i cili ua mundëson përdorimin e logos dhe emrit të vet. /Telegrafi/