Nuk është vetëm West Hami me fat që e ka Dimitri Payetin. Premier League dhe madje edhe futbolli në përgjithësi duhet t’i falënderohet një njeriu me emrin Alain Payet.
Po të mos ishte babai i tij, Dimitri ende do të ishte duke luajtur para 3.000 tifozëve në ishullin e vogël në oqeanin indian, Reunion, që është vendlindja e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Atje, ai ishte kthyer në moshën 16-vjeçare pas katër viteve jo të suksesshme te Le Havre në Francë, ku kishte shkuar si i vogël për të realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist.
I kishin thënë se është tepër i shkurtër dhe se nuk është i mirë mjaftueshëm për Kategorinë e Dytë të Francës, siç rrëfen Payet.