Telegrafi

Payet feston golin duke imituar kuzhinierin e famshëm turk (Foto/Video)

Golat e bukur nga Dimitri Payet nuk kanë të ndalur me Marseillen.

Francezi shënoi golin e vetëm për vendasit në barazimin 1-1 ndaj Dijonit me një një gol të bukur nga gjuajta e lirë.

Payet festoi golin në stilin e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokçe, i njohur si Salt Bae, i cili u bë së fundi sensacion në internet.

Ky ishte goli i tretë i Payetit në Ligue 1. /Telegrafi/