Telegrafi

Pavlyuchenko në Milan?

Italianët raportohet janë duke menduar të ofrojnë sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar në shkëmbim për dyshen e Tottenhamit, Pavlyuchenko dhe mbrojtësin Gareth Bale.

“Kjo është një informatë e hershme. Kam telefonuar miq në Itali dhe shumë shpejt do të dëgjoj nëse një shkëmbim i tillë është vërtet i mundshëm ose këto janë vetëm thashetheme”, ka thënë agjenti Oleg Artemov.

“Sigurisht, opsioni i kalimit në Milan do të ishte joshës për çdo lojtar, agjent dhe për klubin që e shet lojtarin”, ka shtuar ai./Telegrafi/