Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike, ka siguruar një vend udhëheqës në një nga platformat kombëtare të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai është emëruar si bashkërendues kombëtar për zbatimin e Platformës kombëtare për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat.
Ky vendim ka ardhur në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Maqedonisë. Trajanov hyri në koalicion me LSDM-në para zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare.
Paraprakisht, Trajanov ishte në koalicion me OBRM-PDUKM-në, si edhe ka qenë ministër i punëve të brendshme./Telegrafi/