“Duhet të ketë njësi për luftë kundër krimit të organizuar edhe në MPB por edhe në Prokurorinë publike dhe në Gjykatë” ka thënë në emisionin “10 minuta” të TV21, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ish ministrit të punëve të brendshme, Trajanov, nevojiten njësi të veçanta gjyqësore dhe policore në të cilin do të punojnë profesionistë,
“Prokuroria speciale publike nga ana e Qeverisë trajtohet si mish i egër i cili duhet mënjanuar, jam i mendimit se duhet të ketë edhe njësi të veçantë të policisë ku do të përfshihen profesionistët më të mirë. Duhet të ketë një njësi të këtillë të veçantë edhe në Gjykatën penale, atë të Apelit dhe në atë Supreme”, ka thënë Trajanov.
Gjithnjë sipas Trajanov, në këtë mënyrë do të krijohej një zgjidhje sistemore e cila do të garantojë shkallë të profesionalizmit, transparencës dhe punës së përgjegjshme./Telegrafi/