Nesër në Gjykatën Penale në Shkup, në orën 11:15 është planifikuar seanca e dytë dëgjimore kundër aktivistit qytetar Pavle Bogoevski, i cili gjykohet për pjesëmarrje në protestat e “Revolucionit Laraman”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pavle Bogoevski, i cili është pjesë e listave të LSDM-së për deputet, është i akuzuar për pjesëmarrje në turmë e cila ka kryer vepër penale.
Në seancën e parë para gjykatësit u paraqitën qytetarë të cilët e mbështesin Bogoevskin, ndërsa në seancën e nesërme gjykata duhet të vendosë se a do t’i pranojë akuzat ndaj tij apo do t’i hedh poshtë./Telegrafi/