Telegrafi

Pavilionët me Ivy Bridge

Përveç kësaj, portativët janë të pajisur me grafikën GeForce GT 630M të Nvidias, me minimumin prej 6 GB, ndërsa maksimumin prej 16 GB të memories RAM, dhe diskun me kapacitetin prej 750 GB pllakat e të cilit rrotullohen me 5,400 rpm. Opsion është edhe procesori Core i7-3820QM në 2.7-gigaherc, grafika GeForce GT 650M, disku një terabajtësh, ekrani me HD rezolucionin e plotë, sistemi Blu-ray ose bateria me kapacitetin më të lartë.

Dërgesat e portativëve në tregun amerikan fillojnë me 8 maj. Çmimet e preferuara të modelit dv6t me pajisjet fillestare është 900 dollarë, derisa dv7t kushton 1,000 dollarë. /Telegrafi/