Site icon Telegrafi

Pavianët terrorizojnë Cape Townin

Hapja e dyerve dhe futja nëpërmjet dritareve të automjeteve, në kërkim të ushqimit, për këto gjallesa nuk paraqet asnjë lloj problemi.

Pushteti në Cape Town tashmë është ballafaquar me banda të tëra të këtyre majmunëve, të cilët janë bërë agresivë, ndërsa brenga e madhe është Kampionati Botëror i Futbollit, i cili vitin e ardhshëm pritet të sjellë masë të madhe njerëzish në këtë qytet.

Të martën, rreth 30 pavianë kishin sulmuar katër vetura – duke hapur dyert e tyre dhe duke kërkuar ushqim, ndërsa njerëzit shikonin të pafuqishëm për t’iu kundërvënë atyre.

Sipas autoriteteve, në këtë qytet janë rreth 17 banda pavianësh, të cilët në tërësi kanë rreth 420 pjesëtarë – ndërsa me i famshmi prej tyre njihet me emrin Fred. /Telegrafi/

Exit mobile version