Site icon Telegrafi

Pavërtetësia e raporteve të sajuar nga senatori zviceran, Dick Marty

Raportet të sajuar nga senatori zviceran, Dick Marty, në emër të Këshillit të Evropës dhe plasimi i disa akuzave krejtësisht të pa baza se gjoja, pjesëtarët e UÇK-së kanë pasur kamp-burgje ku janë torturuar, vrarë e rrëmbyer civilë serbë, janë të pa kuptuara dhe tërësisht propagandistike me të vetmin qëllim njollosjen – diskreditimin që pas dhjetë vjetëve të fyhen vlerat më sublime të popullit paqedashës dhe luftës së drejtë të UÇK–së

Gjithashtu akuzat e drejtuara kundër kryeministrit Thaçi, gjoja si bosi i mafies në Ballkan, i quajmë me vërtetësi dhe kompetencë akuza të pabazuara në fakte. Thjeshtë janë praktika propagandistike dhe mediatike që në mënyrë të drejtpërdrejtë vijnë nga qarqe “mike” nga Serbia, e cila akoma nuk ka hequr dorë nga logjika e vjetruar e ekspansionit dhe hegjemonisë, kundrejt popujve që në thelb kanë vlera paqedashëse. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe po vazhdon të paraqiten edhe tash, por tani me forma dhe implikime nga jashtë Serbisë me insistim të saj.

Tendencat e tilla janë jo produktive, fyejnë rëndë dhe prishin kohezionin e rifillimit të ndjenjës së krijimit të këtij realiteti të ri të fillimit të bashkëjetesës që tani edhe si i vrarë, e edhe si kriminel na paraqitet i vuajturi, i gjenociduari, i masakruari e jo bartësi i gjithë këtyre veprimeve, që është Serbia.

Shtrohet një pyetje e thjeshtë si mundet që në të njëjtën kohë pas dhjetë vjetëve të iniciohet një insinuatë e tillë nga një i “çmenduar” evropian nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili me çdo kusht tentoi të përdhunoj një popull të tërë të Kosovës. A thua mos vallë çmenduria e tij ka kaluar përmasat e totalitetit të varësisë nga Serbia dhe si duket kjo e fundit ka të ngjarë të jetë e saktë.

Exit mobile version